Sipas informacioneve më të fundit, 4 makina janë përfshirë në një përplasje të fuqishme ku një prej tyre është një autoshkollë.

Ende nuk dihen nëse ka të lënduar, ndërsa si pasojë e aksidentit është bllokuar krahu i rrugës që të çon nga Rinasi drejt Tiranës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.