Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Universitetit Bujqësor në Tiranë.
Bëhet me dije se si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i plagosur dhe është në gjendje të rëndë.
Ende nuk është identifikuar i plagosuri, teksa policia është në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.
Në pamjet e mëposhtme shihet se sa shumë janë dëmtuar automjetet, ndërkohë që disa persona janë mbledhur drejt vendit të ngjarjes.
