Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në Kuçovë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi.

Policia njofton zyrtarisht se rreth orës 10:15, në vendin e quajtur rrethrrotullimi Kuçovë shtetasi A.V, duke drejtuar mjetin tip Golf është përplasur me një motoçiklet.

Për pasojë janë dëmtuar shoferi i motoçikletës dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Berat jashtë rrezikut per jeten.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.