Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla,  bëri vizitën e saj të parë si kryetare e parlamentit të Shqipërisë në Kosovë.

Gjatë konferencës për shtyp me homologun e saj në Kosovë, Glauk Konjufca, gjatë vizitës zyrtare në vendin fqinj, se kjo është vizita e saj e parë jo vetëm jashtë Shqipërisë, por edhe jashtë Tiranës.

Nikolla foli dhe për çështjes e reciprocitetit Kosovë Serbi, duke thënë se Shqipëria vlerëson rihapjen e dialogut Kosovë Serbi.

“Duhet të bashkëpunojmë në të gjitha forumet ndërkombëtare që të rivitalizojmë procesin e njohjeve së Kosovës. Te punojmë me partnerët të ndalojmë ofensivën diplomatike te Serbisë për tërheqjen e njohjeve. Duhet të punojmë që krimet serbe të bëhen të ditura botërisht. BE është destinacioni ynë i përbashkët. Ne vlerësojmë rihapjen e dialogut Serbi Kosovë”, tha Nikolla.