Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16:00 në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Ofiçina e vjetër”. Shtetasi A. S., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. B., 59 vjeç.

Si e pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët që udhëtonin në automjetin e shtetasit A. S., si dhe vetë ky i fundit. Të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Ofiçina e vjetër”, shtetasi A. S., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. B., 59 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët që udhëtonin me shtetasin A. S., si edhe vet drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit