Policia e Fierit ka ndaluar me urdhër të prokurorisë të riun Sabri Xherimeja, i cili ishte në makinën benz që doli nga rruga mbrëmjen e djeshme, e për pasojë humbi jetën 19-vjeçarja Xhesika Mjekra.
Policia thotë se ndalimi i 21-vjeçarit është bërë me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanave të saj.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të ndodhur dhe për të përcaktuar me prova ligjore drejtuesin e automjetit që ka dalë mbrëmë nga rruga ku humbi jetën 19-vjeçarja Xh. M., me urdhër të Prokurorit është bërë ndalimi i shtetasit S. Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë, në funksion të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme