Mirëpo, atyre iu është mbyllur dera nga rojet, të cilët nuk i kanë lejuar për të hyrë në oborrin e godinës, edhe pse po respektonin të gjitha rregullat.

Ky veprim i ka indinjuat përfaqësuesit e kësaj aleance, por edhe aktorët që ishin nisur sot drejt ministrisë.

Në lidhje me këtë, avokatja Adriana Kalaja u shpreh se për këtë çështje do të ketë një kallëzim në prokurorinë e Tiranës.

“Kërkojmë që Ministria e Kulturës të marrë përgjegjësi për Teatrin Kombëtar, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, që Ministria ka përgjegjësi për truallin e Teatrit. Ne do të bëjmë kallëzim për këtë situatë sot, në çdo institucion është e lejuar hyrja e qytetarëve“, tha Kalaja.

Aktori i mirënjohur Medi Malkaj, i cili ishte i pranishëm sot dhe tha se sot ka marrë vesh që është “krimineli i fundit” në Tiranë, teksa e quajtur Elva Margaritin jo ministre të kulturës, por të burgut.

Ky veprim i anëtarve të Alencës vjen pas vendimit të Gjykatës Kushetuese, për t‘i kthyer Ministrisë së Kulturës pronësinë e truallit ku ishte i vendosur Teatri Kombëtar.

icon style