Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka e cila akuzohet për marrje rryshfeti. Kjo e fundit ka mohuar akuzat duke pretenduar se procesi ndaj saj ishte i stisur dhe i qëllimshëm.
Rikujtojmë se Zamira Vyshka u arrestua në 22 korrik me urdhër të SPAK për korrupsion pasiv sa i takon uljes së dënimit të të burgosurit, Xhulio Musai. Familjarët e këtij të fundit i ofruan gjyqtares 200.000 lekë për uljen e dënimit ajo nuk pranoi dhe kërkoi 400.000 lekë. Mirëpo gjatë kesaj kohë familjarët kanë qenë nën përgjim, gjë e cila ccoi dhe në arrestimin e saj. Gjyqtarja Vyshka nuk ka dalë akoma para vetingut, ndërkohë që avokati Ilir Pashaj ishte larguar nga detyra si gjyqtar ne vitin 2017 për të mos dalë para vetingut.