Teksa ka filluar vjelja dhe shitja e frutit të dardhës për fermerët e fshatit Vidhas në bashkinë e Elbasanit situata duket tejet pesimiste pasi sipas tyre jo vetëm mungesa e tregut por edhe çmimi I produktit këtë vit është shumë I ulët. Bukurosh Qerri thotë se ky vit është shumë I vështirë pasi ata nuk kanë përfituar asnjë llojë subvencioni nga qeveria shqiptare .Ai thotë se ka rreth 15 hektarë dardhë dhe shpresa për ti shitur të gjitha është e venitur.Sipas tij një pikë grumbullimi do tja lehtësonte punën por që në fshat mungon.

Një tjetër problem për fermerët është edhe mungesa e fuqisë puntore, çka ia ka vështirësuar edhe më shumë situatën atyre.

Zona e Vidhasit në qarkun e Elbasanit njihet për kultivimin e kulturave të shumta bujqësore por problemi me sigurimin e tregut dhe mungesa e subvencioneve nga qeveria ka bërë që shumë fermerë të heqin dorë nga bujqësia e ti lënë tokat djerrë./Egnatia news