Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Arrëz,  ku nëna dhe dy vajzat kanë humbur jetën pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mesohet se njëra nga vajzat e familjes ka hyrë për të bërë një dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Më pas ka qenë motra, e cila sapo ka prekur dorëzën e derës ka rënë në kontakt me energjinë duke humbur jetën. Për ti ardhur në ndihmë dy vajzave i ka shkuar edhe nëna e tyre, por edhe ajo ka humbur jeten.

I pranishëm raportohet se ka qenë edhe djali i familjes, i cili ka marrë  lëndime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.