Denis Bregu 34 vjeç është plagosur sot në mëngjes, nga një automjet tip benz i cili e godet pranë ish-sheshit shqiponja, teksa ky lëvizte me motorr. Drejtuesi bashkë me automjetin ikën nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri niset për te trauma me fraktura të rënda në këmbë.

Dy vite më parë Bregu u plagos me thikë në rrugën “Gjergj Legisi” nga Dashamir Musa 29 vjeç i cili 4 ditë pas ngjarjes ra në pranga. Ai u qëllua 5 herë me thikë pas sherrit me Musën në datë 8 korrik.

Dashamir Musa në momentin që ka kryer plagosjen ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimi