Një sasi e konsiderueshme lëndë shpërthyese, tritol, është kapur pak më parë në një aksion të zhvilluar nga Policia e Lezhës dhe është bërë i mundur vënia në pranga e poseduesit të saj.

Aksioni i bluve është zhvilluar në Manati të Lezhës, ndërsa raportohet se në pranga ka rënë shtetasi Marjan Përgjoni, me arsim 9 klasë, i cili dyshohet se është edhe poseduesi i kësaj sasie.

Raportohet se këtij shtetasi, gjatë kontrollit në banesë, i është gjetur një sasi lëndë plasëse me peshë 625 gr, të cilën e mbante pa leje.

Ndërkohë, vijojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më date 06.07.2021, ora 13.30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Marjan Pal Përgjoka, i datëlindjes 18.02.1986, banues në Manati Lezhë, me arsim 9 klasë, sepse më datën 06.07.2021, në banesë i është gjetur një sasi lëndë plasëse me peshë 625 gr, të cilën e mbante pa leje. Neni 278/3 i K.P.