Sot kremtuam #31vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke përjetësuar dokumentin themeltarë të firmëtarëve, që sollën në jetë forcën tonë politike, nisën një epokë të re për demokracinë dhe ribashkuan Shqipërinë me Perëndimin. Demokratet dhe demokratët, mbeten të angazhuar ndaj vlerave më të mira mbi të cilat u themelua Partia Demokratike, si forca e lirisë, atdhetarisë dhe e vokacionit perëndimor, përgjithmonë mbartëse e aspiratave të shqiptarëve për një ndryshim të thellë në jetën e vendit!
Gëzuar të gjithë demokratëve kudo ku janë, gëzuar ditën e lindjes së Partisë Demokratike!