Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas mbylljes së numërimit të votave të delegatëve qe votuan në shumicë dërrmuese pro shkarkimit të Lulzim Bashës.

Berisha tha se demokratët dhane sot nje shembull demokracie dhe askush nuk mund ta ndalë revolucionin paqësor.

Sipas Berishës, tashmë Basha është një kryetar i jashtëligjshëm, ndërsa u pyet dhe për kohën se kur do te shkojë në selinë e PD-së.

Flet Sali Berisha

Dua të përshëndes demokratët kudo që ndodhen. Qytetarët shqiptarë për këtë ngjarje, më e veccanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve, në kuptimin që ky kuvend ishte vepër të anëtarëve të lirë të PD-së. I pari i këtij lloji. Është triumfi më magjik i të gjithë triumvefe tjera. Sot, në 8 orë, pa pushim, mbi 4934 delegatë firmosën në këtë monument madheshtor të rithemelimit të PD-së si forcë vigane opozitare. Në këtë moment historik, të një revolucioni paqësor që ka misionin e madh të përmbysjes së narkoshtetit, të rivendosjes së drejtës shqiptare të votes së lirte, pa patronazhistë dhe pa opozitë kukull. Mirënjohje të madhe ndaj të gjithë atyre që mbushën Foltoret prej dy muajsh dhe erdhën sot këtu si arkitektë të një ardhme krejtësisht tjetër për PD-në, Shqipërinë dhe shqiptarët. KY ËSHTË KUVENDI I PARË që zhvillohet në ambientet e një stadiumi, unë nuk mund të iki pa i ccuar përshëndetje të përzëemërta për ekipin kombëtar dhe tifozët kuqezi, të cilët i dua shumë sepse janë atdhetarë të vërtetë . I them që sot në stadiumin e tyre të dashur u zhvillua ndeshja më madhështore midis lirisë dhe të shkuarës. Takimi më madheshtor mes lirisë dhe të ardhmes. Rroftë liria.

Peng Basha nuk do të doja të flisja fare për të sot. I rrethuar me bataljonin e policisë së Edi Ramës. Selia është vetëm nëj, e demokratëve. Do shkojmë absolutisht në momentin më të parë që do të vendoset. Nuk është seli e pengjeve. Nuk është seli e rrethuar me blindat dhe bandat e Edi Ramës. I them Ramës hiq dorë nga ccdo lloj përpjekje për të garantuar mbijetesë pengut tënd. Hoqe apo nuk hoqe dorë revolucionin nuk e ndal.