Nje aksident ka ndodhur pak minuta me pare ne fshatin Vidhas të Elbasanit ku nje automjet ka perplasur nje kembesor. Aktualisht kembesori eshte derguar ne spital ku edhe po merr mjekim. Policia eshte ne vendngjarje dhe po kryen hetimet e metejshme.

Elbasan/Informacion paraprak

Me datë 15.12.2021, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Elbasan-Papër, fshati Vidhas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin N. N., 21 vjeç ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B., 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi B. B., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.