Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 83 vota pro kryetaren e re të AMA-s, që është zgjedhur Armela Krasniqi. Ndërkohë, kandidatja tjetër Alketa Dibra ka marrë vetëm 9 vota pro.

Me këtë emërim, duket se mazhoranca i ka shpërfillur disi edhe deklaratat e njëpasnjëshme të Bashkimit Evropian dhe Prezencës së OSBE në vendin tonë, të cilët bënë thirrje që kryetari i ri i AMA-s të zgjidhet me një proces gjithëpërfshirës.