Ditën e enjte do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e cila pritet që të zgjedhe kryesinë e re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

Sipas burimeve, Ditmir Bushati, Valentina Leskaj dhe Vangjush Dako janë tre nga emrat të cilët do të largohen, ndërkohë Arbjan Mazniku, Elton Kacidhja dhe Aldrin Dalipi do të jenë pjesë e kryesisë.

Të tjerë emra që pritet të jenë pjesë e Kryesisë janë Artan Lame dhe Ervin bushati, ky i fundit nuk arriti të fitojë një mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit, pasi nuk ishte pjesë e listës së sigurtë.

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste pritet të mblidhet ditën e nenjte, në orën 18:00. Nuk është konfirmuar ende nëse aty do të prezantohet dhe qeveria Rama 3.