Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë në burg Lulzim Berishën, vendodhja e të cilit nuk dihet pasi u la i lirë ne vitin 2016.
Avokati i tij Detar Hysi ka konfirmuar informacionin per rrezimin e vendimit per lirimin me kusht. Më tej ai shprehet se lidhur me kete vendim te gjykates do të ndermarrë hapa ligjorë.
I ‘forti‘ i Durrësit, Lulzim Berisha është liruar me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ne dhjetor 2016 pershkak te problemeve shendetesore.
Ky është një vendim, i cili ka ardhur mejëherë pasi Gjykata e Lartë kishte rrëzuar kërkesën e prokurorisë, për ta dënuar Berishën me burgim të përjetshëm.
Ai ishte dënuar me 25 vjet burg ndërkohë që i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer kur doli nga burgu.
Kujtojmë se një muaj para se te lirohej, Berisha i kishte dërguar një kërkesë Gjykatës për ta liruar nga burgu me arsyen se ishte i sëmurë dhe rrezikonte jetën në qendronte në qelin e burgut.
Lulzim Berisha u dënua në prill të vitit 2006 me burgim te perjeetshem. Kujtojme se 5 vite më parë, Lulzim Berisha fitoi lirinë me kusht pas garancisë së dhënë për punësimin e tij edhe nga Bashkia e Durrësit, ndërsa më herët vetë gjykata e Lartë kishte ulur dënimin e tij nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg.