Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar ditën e djeshme nga policia e Elbasanit. Patrullat e policisë kanë pikasur një person në bulevardin kryesor të qytetit duke lëvizur me armë zjarri tip kallashnikov. Sapo i janë afruar personit ky i fundit ka hedhur armën dhe është larguar . Nga hetimet paraprake rezulton se personi i identifikuar tashmë nga policia është më precedent të mëparshëm kriminal dhe paraprakisht konfirmohet se ai do të kryente një krim. Hetimet e deritanishme kanë bërë që policia të ketë pista edhe mbi “shënjestrën” e personit. Aktualisht ai është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij./egnatia news
