Aleanca për mbrojtjet e Teatrit Kombëtar pritet që të dorëzojë nesër në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për të përshpejtuar vendimin që kjo e fundit duhet të japë për shembjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar.
Shkak për këtë është bërë vendimi i qeverisë, për ti kaluar bashkisë fondin për ndërtimin e Teatrit të ri, edhe pse Kushtetesja nuk ka dhënë ende një vendim për aktin e shembjes.
“Nisur nga fakti se Qeveria ka kaluar fondin per Teatrin e Ri Bashkise dhe priten te fillojne punimet, Aleanca për mbrojtjen e Teatrit, neser ora 11.00 do depozitoje ne Gjykaten Kushtetuese nje kerkese per SHPEJTIMIN e VENDIMIT, nisur nga nevoja urgjente e shpalljes se vendimit dhe pezullimin e zbatimit te tyre”, bëjnë me dije burime nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.