Devoll
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. P., banues në fshatin Sul, Devoll, pasi dyshohet se në banesë, ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me sëpatë djalin e tij, shtetasin R. P., banues në fshatin Sul, Devoll.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”.
fax
