Ju ftoj të gjithë ju këtu dhe ata që nuk janë këtu të angazhohen në dialog me demokratët. Ccdo djerse, mund që kanë derdh demokratët gjatë këtyre viteve në parti ne e nderojmë. Nuk kanë arsye të qëndrojnë zemnërthyer. Nuk kanë arsye të qëndrojnë të ftohur me ne se janë mbështetës të Bashës. Të gjithë ne kemi qenë mbështetës të Bashës, si kemi hile. Ja ku ke Albina Dedën, e hoëi pa asnjë arsye dhe prapë bëri fushatë. E para, ky njeri na udhëheq nga humbja në humbje, nuk mund të ndodhë më. Nuk ka humbës të tillë. Së dyti, cilën nisëm nxorri në krye ky njeri, të gjitha dështim. Më keq akoma, vetëm mashtron. Unë personalisht kam qenë nismëtar dhe mbetem i vendosur për vetingun e politikanëve. Por jo mashtrimin me veting, ama vetingun e vertetë. E dërguam ligjin në Komisionin e Venecias, ku mbrapa kishte propozuar dhe SPAK-un, e hodhi poshtë Komisioni i Venecias. Të kthehemi te SPAK se don Edi Rama, do të thotë se je peng dhe vasal i tij. Vetëm 24% e shqiptarëve i besonin drejtësise së George Soros dhe Edi Ramës. Mjafton të hidhni sytë në televizione dhe shihni sesi e gjithë propaganda e qeverisë janë mobilizuar në mbështetje të peng Bashës. Këto mjaftojnë që ne te hapim rrugën tonë. Nga Lezha kam kënaqëisnë të njoftoj demokratët në Shqipëri dhe mbarë botën se me 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratisë.