Një zënkë midis disa të rinjëve ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Elbasanit, ku është qëlluar me thikë ndaj një 25-vjeçari, të identifikuar si Jurgen Veliu.
Policia ka mundur të arrestojë autorin e plagosjes, 24-vjeçarin Marsel Jevgu.
Sipas informacioneve mësohet se i riu ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.