Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi ka shprehur pëlqimin që ka për reperin e njohur shqiptar, Getoar Aliu apo siç njihet me emrin e artit, Getinjo.

SË fundmi, në një intervistë të dhënë për emisionin “WhyNot”, ajo i dhuroi puthje reperit përmes një ekrani në studio.

Ky veprim i saj është përcjellë nga shumë media sociale, ku në njërën prej tyre, Getinjo ka vendosur të reagojë.

 “E ka puth zidin valla se mu jo”, u shpreh reperi.
Më herët, Ana i ka bërë reperit Getinjos një koment në postimin e tij në Instagram.

Megjithëse Getinjo kishte vendosur vetëm një emoji dhe asnjë tekst të këngës së tij që komentuesit ta plotësonin, Anës i erdhi të “këndonte” në koment pikërisht këto rreshta të Getinjos:

“Du me tpa , po t’thiri t’thiri vec kallxom ku je ?!”- shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.

“Ishim parë, amo s’di a “Për’puthem”– ia ka kthyer reperi, i cili s’ka marrë më asnjë përgjigje nga Ana.

Epo, me siguri nuk i ka pëlqyer ky koment!

Ana Lleshi debutoi në muzikë me këngën “Deal”, të cilën e publikoi 2 ditë më parë. Ajo ishte ndër të paktët që nuk ka publikuar një këngë nga konkurrentët e “Për’puthen” dhe sigurisht që vëmendja për këtë projekt muzikor të saj ishte maksimal. Por siç ka ndodhur me gjithë miqtë e saj, që kanë bërë më herët këngë, publiku u zhgënjye duke i vënë vulën faktit se muzika është banalizuar.

Ana mori mijëra komente negative e nuk munguan as  thumbat e ironitë për të nga artistë e konkurrentë brenda “Për’puthen.