I dërguari i Posacëm për Europën Juglindore, Gabriel Escobar ka deklaruar prerazi këtë të enjte se nëse Sali Berisha rikthehet në krye të Partisë Demokratike nuk mund të priten marrëdhënie të kësaj të fundit normale me SHBA-të.

Sipas Gabierl Escobar, nuk është normale që një njeri i sanksionuar për vepra të mëdha korrupsioni të jetë fytyra e ndonjë partie.

“Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Sekretari Blinken e ka bërë të qartë. Shtetet e Bashkuara do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve për angazhim në vepra të mëdha të korrupsionit ose në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës dhe në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor. Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie. Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse Partia Demokratike ose ndonjë parti tjetër udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale”, tha nder te tjera ne nje interviste per “Reporteri” Gabriel Escobar.

Intervista e plote:

 A është konfirmuar vizita juaj zyrtare në Prishtinë më 31 janar dhe 1 shkurt? Nëse po, cila do të jetë agjenda e kësaj vizite? Me kë do të takoheni dhe cilat do të jenë temat kryesore të diskutimit?

Gabriel Escobar: Do të udhëtoj në Bruksel, Prishtinë dhe Beograd nga 30 janari deri më 4 shkurt dhe planifikoj të qëndroj në Prishtinë nga 31 janari deri më 2 shkurt. Ky do të jetë udhëtimi i parë në Kosovë në rolin tim të ri si Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor dhe e pres me padurim atë. Do të udhëtoj së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak. Në Prishtinë, planifikoj të takohem me udhëheqësit politikë të Kosovës për avancimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Qëllimi i ShBA-së është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i normalizon marrëdhëniet Serbi-Kosovë, e përqendruar në njohjen reciproke.