Edi Rama
Uroj që viti sapo ka nisur të jetë i mirë për të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe për vendin e kombin tonë. Lajmi i mirë është se tanimë duke filluar nga fundi i këtij muaji pagat deri në 400 mijë lekë të vjetëra nuk kanë tatim. Deri në 500 mijë kanë -50% tatim. Pagat +1.5 milionë deri në 2.5 milionë kanë ulje të konsiderueshme., duke krijuar një lehtësim për të punësuarit. Ndërkohë, kemi pagë minimale tanimë 320 mijë lekë të vjetëra.
I rikthehemi daljes së të dhenave. Nuk flas për sistemin e IT-së, sepse ajo është nën hetim dhe shpresoj të ketë së shpejti rezultate domethënëse, por flas për sistemin e pagave. Dalja e këtyre të dhënave ka ndihmuar tyë kemi qartësi. I është drejtuar një letër të gjithë atyre që në deklarimin e pagave rezultojnë të dyshuar për një pasaktësi që fsheh evazion dhe i është kërkuar që të ndërhyjnë për të rreulluar deklarimin deri në 20 janar kur deklarohen pagat e punonjësve. Mosdeklarimi i pagave përbën një shjkelje administrative. Një apel për të gjithë ata që kanë marrë këtë letër nga drejtoria e tatimeve, ne duam një klimë sa më të favorshme për biznesin. Por jo një klimë ku goditen pagat e punonjësve dhe skema e pensioneve. Nëse deklarohet një pjesë e pagave dhe pjesa tjetër jepet në dorë kemi të bëjmë me një grabitje. Kemi dhe temën e dhenies së pagave ashtu sicc deklarohen. Ka raste abuzive me pagën minimale. Edhe këtu ne do të bëjmë ndërhyrje të vazhdueshme , duke shkuar deri në sanksione për abuzuesit me pagat e punonjësve. Këtë vit duam të vendosim një nivel të ri komunikimi me njëri-tjetrin. Duam ta dëgjojmë njeri-tjetrin më shumë.