Një ngjarje ku është treguar një pakujdesi në përdorimin e armës ka rezultuar në plagosje.

Konkretisht është vetëplagosur me armë gjahu, shtetasi Nazmi Bajraktari, banues në fshatin Mehaj të Malësisë së Madhe. Për rastin në fjalë nuk dihen detaje të tjera ndërsa pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për rrethanat e ngjarjes.

Deri më tani, raportohet që ngjarja të ketë ndodhur si pasojë e pakujdesisë së personit të plagosur në mbajtjen e armës së gjahut gjatë kohës që ka qenë duke e pastruar.