Një aksident ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një mjet triçikël ka dalë  nga rruga, për pasojë është plagosur drejtuesi i tij.

Burime bëjnë me dije se shoferi është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje serioze për jetën, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tij.

Drejtuesi i triçiklit është transportuar në spital nga një furgon i forcave “Shqiponja” që po kalonte aty në momentin që ndodhi aksidenti.

Ndërkohë po hetohen shkaqet që sollën aksidentin me pasojë plagosjen në gjendje të rëndë të drejtuesit të triçiklit.

Ardit Murataj