Njoftimi i plotë:
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 26 Janar 2022:

VENDIM PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:
Erzen Shkololli, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA