Reshjet e dendura të shiut kanë rrezikuar që lumi Vjosa të dalë nga shtrati.

“Fax News” raporton se është përmbytur zona e tregut të gjësë së gjallë në Novoselë. Aktualisht niveli në Vjosë është 6.30 m, ndërsa rreziku për të dalë nga shtrati është 6.8 metra, që do të thotë Vjosa është vetëm 50 centimetra larg rrezikut për të përmbytur të gjithë zonën.

Në këto momente shirat vijojnë të jenë me intensitet të larte në zonën e Çarshovës dhe në majën e Pindit. Ndërkohë që situata po monitorohet në terren dhe pikërisht në urën e Mifolit.

Lumi Vjosa, në vitet e fundit ka shkaktuar disa herë dëme në shtëpitë dhe tokat bujqësore të banorëve të zonës së Fierit dhe Vlorës, për shkak të prurjeve të mëdha të ujit.