Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht për personin që u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugë, në lagjen “vullnetari”. Sipas Policisë viktima është rreth moshës 70-80 vjeç dhe jo 50 vjeç saç u raportua fillimisht, ndërkohë që edhe pse kanë kaluar 5 orë nga gjetja e trupit, ende nuk është bërë e mundur identifikimi i viktimës.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen “Vullnetari”, Elbasan,  shërbimet e policisë kanë konstatuar në anë të rrugës pa shenja jete një shtetas të seksit mashkull rreth moshës 70-80 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personit të pajetë dhe  shkakun e humbjes së jetës.