Një shtetas ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Rëmbec të Maliqit.
Burime bëjnë me dije se personi është qëlluar me thikë. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Nesti Kusari dyshohet paraprakisht viktima, rreth 60 vjec. Autori Velo Hazisllari dhe viktima të dy fermerë, merren me bagëti./
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Egnatia news