Policia ka arritur të zbulojë një xhup me njolla gjaku në Dajt, i cili i përket biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i zhdukur prej 13 ditësh.

Sektori i hetimeve të vrasjeve pasi ka gjetur në Dajt xhupin, është bindur se ai i përket biznesmenit pas përshkrimit të veshjes që familja e Hoxhës kishte bërë.

Burime nga sektori i hetimeve i thanë gazetares Anila Hoxha se ata janë afruar në një humnerë dhe besojnë se janë shumë afër vendit ku kanë gjetur gjurmë të Ruzhdi Hoxhës.