Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme kurorën e gjelbër të qytetit të Lushnjes.
Nga raportimet e para nga vendi i ngjarjes, burimet e ‘Fax News’ bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme ullinjsh në vendin e quajtur ‘Kodra e Vainit’.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, të cilat e kanë të pamundur ndërhyrjen në këtë zonë për shkak të terrenit tepër të vështirë, ndërsa raportohet se flakët po përhapen në mënyrë të frikshme, pasi po favorizohen nga era.
fax