Psikologët: Evitoni qëndrimet në diell

Viti pandemik që lam pas shënoi një rritje të personave që shfaqën probleme me shëndetin mendor. Karantina dhe izolimi për disa muaj ndikuan drejtëpërsëdrejti në rëndimin e gjendjes mendore tek shumë individë. Sipas psikiatërve qëndrimi mbyllur për një kohë të gjatë bëri që të kishte një numër të shtuar të njerëzve që shfaqën probleme të tilla si ankthi i shtuar,stresi ,gjendje depresive etj.

Psikiatrja këshillon që të tregohet kujdes edhe gjatë stinës së Verës pasi  temperaturat e larta kanë një ndikim të drejtëpërdrejtë sa i takon shëndetit mendor. Sipas psikiatërve ekspozimi në diell për një kohë të gjatë dhe po ashtu regjimi jo i duhur ushqimor bën që të ketë një rëndesë të shëndetit mendor.

Gjatë kësaj periudhe është e këshillueshme që me shfaqjen e problemeve të para të shëndetit mendor të drejtoheni për ndihmë tek specialistët në mënyrë që sëmundja të mos agravojë.