Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho bëhet me “dhimbje koke” pasi mbrojtësi Ardian Ismajli ka bërë me dije se nuk mund të bashkohet me skuadrën për shkak të një dëmtimi.

E paralajmëroi braziliani në konferencën e shtypit ditën e djeshme dhe tashmë është zyrtare që mbrojtësi i Empoli-t nuk do të bashkohet me grupin. Ismajli i bashkohet Berat Gjimshitit në infermieri dhe tekniku duhet të sistemojë nga e para mbrojtjen kuqezi për transfertën e Polonisë.Në vend të Ismajlit ai ka thirrur në Kombëtare mbrojtësin Enea Mihaj. Shtatlarti luan në Portugali me skuadrën e Famalicaos.