Mbrojtësi i talentuar shqiptar, Marash Kumbulla ka rezultuar pozitiv me COVID-19, Tashmë Edy Reja duhet të bëjë planet e tij pa Kumbullën pasi ai ështëkarantinuar dhe s’mund të luajë nesër ndaj Kosovës, apo ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë.
Vetë Kumbulla thotë se nuk ka simptoma dhe se është mirë. Ai u premton fansave se së shpejti do të shihen në fushë.
STATUSI NGA MARASH KUMBULLA
Pershendetje te gjitheve!
Që nga tamponi i fundit kam dalë pozitiv për Covid-19, por për fat të mirë jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë.
Askush nuk mund të thuhet se është plotësisht i sigurt nga ky virus, kështu që unë do të doja të sensibilizoja të gjithë ju që të shmangni sjelljet që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe të të tjerëve.
Përshëndetje për të gjithë fansat dhe një mendim afeksioni për të gjithë njerëzit që po kalojnë një kohë të vështirë. Do të shihemi së shpejti në fushë!