Sulmi me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Deçan dhe humbën jetën 2 nxënës dhe shoferi i autobusit, tronditi mbarë vendin.
Një reagim në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka dhënë dhe artisti i njohur shqiptar, Gold Ag.
Përmes një postimi në InstaStory, ai është shprehur me dhimbje se ‘lajme të tilla mos dëgjoftë kurrë’.
“DEÇAN, Allahu i mëshiroftë të vrarët në Gllogjan të Deçanit. Lajme të tilla mos dëgjofsha kurrë. Jam me ju në dhimbje e gëzim Deçan”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovë, Samedin Mehmeti, ka dhënë më herët detaje rreth sulmit me armë.
Në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes, Mehmeti është shprehur se janë më shumë se dy pista në të cilët po hetohet për zbardhjen e krimit të rëndë.
Ai u shpreh se janë marrë në pyetje personat që mund të keni dijeni për ngjarjen dhe mund të ndihmojnë policinë në zgjedhjen e ngjarjes, por ashtu kanë nisur aksionet që mund të çojnë në kapjen e autorit.
“Aktualisht i kemi dy ose tri pista në të cilat jemi duke punuar. Fatkeqësisht nuk mund të japim detaje sepse në pistat në të cilat po punojmë janë në fazë fillestare. Jemi duke punuar në dy ose tri drejtime, ku i kemi dyshimet me bazë të caktuar por është herët të themi se kemi person/a të dyshimtë”, deklaroi drejtori i policisë.