Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji. Një automjet ka perplasur nje këmbësor. Për shkak të goditjes i aksidentituari ka mbetur i lënduar dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit nga ku paraprakisht bëhet me dije se është në gjendje të rëndë për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje ku po heton mbi shkaqet e aksidentit. /Egnatia News