Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas, Elbasan, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin B.P., 42 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, me drejtues shtetasin R.U., 46 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit./ Egnatia news