Teksa të propozuarit  nga Kryeministri Edi Rama si Ministra kanë firmosur betimin e tyre përpara Presidentit të Republikës për të pranuar zyrtarisht detyrën si “Ministër”  Egnatia News ka zbuluar se e propozuara e Ramës si Ministre e shtetit për mardhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali duket se ka “harruar” që të firmosë betimin e saj.

Siç duket nga pamjet e ceremosnisë së betimit, Spiropali është mjaftuar vetëm me fjalën betohem por pa firmosur formulen e betimit e si rrjedhojë  duke ngritur shumë pikëpyetje me veprimin e saj!

Logjikisht lind pyetja: A është Spiropali aktualisht Minister pa firmosur? A harroi vërtetë Elisa Spiropali të vendosë ndoshta firmën më të rëndësishme të jetës së saj apo fshihet diçka tjetër pas kësaj?

Deri më tani nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë “incident” të Elisa Spiropalit e cila do të mbajë postin e  Ministres së shtetit për mardhëniet me parlamentin./Egnatia news