Në mëngjesin e sotëm është grabitur një karburant në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 09:00 në Fllakë, ku dy autorë të cilët nën kërcënimin e mjeteve të forta, kanë vjedhur një shumë parash.Sipas informacioneve të para, autorët kanë marrë shumën ditore të karburantit dhe më pas janë larguar. Policia ka nisur identifikimin dhe kapjen e autorëve
