Tre persona ranë në prangat e policisë së Elbasanit ndërsa u shpallën në kërkim dy të tjerë për kultivim të bimëve narkotike.

Të arrestuarit janë Mevlan Balla, 32 vjeç, Dashamir Balla, 39 vjeç, banues në Elbasan dhe Frederik Gaçi, 47 vjeç, banues në Krrabë e Madhe, Tiranë.

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve L. B., 30 vjeç dhe I. B., 83 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël.

Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e bashkautorëve u bë pasi kanë tentuar  për  të kultivuar fidanë cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit I. B. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 26 fishekë dhe fara kanabisi.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.