Një tentativë arratisje është parandaluar nga efektivët e burgjeve në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin. Burime nga drejtoria e burgjeve bëjnë me dije se Bledar Selmanaj, i arrestuar si autor i vrasjes së Xhuljano Bullarit, pranverën e këtij viti. Sipas informacioneve mësohet se Selmanaj ka tentuar të thyejë sigurinë me qëllim arratisjen e tij, por ajo është parandaluar nga gardianët e burgut, duke mos lejuar që i akuzuari për vrasje mos të kalojë as sektorin ku ai ishte izoluar.