Lala ka treguar detaje nga dëshmia e të penduarit Nuredim Dumanit, ku sipas saj është marrë me makinë të posaçme dhe ka traguar me detaje krimet e kryera nga vendngjarja. Sipas gazetares, grupet kriminale e kishin kuptuar se ai do të fliste pasi ishte shprehur se pasi të vriste Talo Çelën ai do të dorëzohej dhe do të tregonte.
Lala:Policia nuk ka përmbushur detyrën për të ndjekur ata njerëz dhe bosë të krimit që kishte rrëfyer Nuredin Dumani. Nuredim Dumani u nxorr në pritë nga njerëzit e tij pasi ishte shprehur te bashkëpunëtorët e tij se pasi të vriste Talo Çelën do të dorëzohej dhe do të tregonte se çfarë dinte.
Në momentin që Nuredin Dumani i mbijetoj atentatit dhe shpëtoi dhe është gjallë sot me një plumb në trup dhe për informacion nëse hiqet ai plumb nga mjekët Dumani vdes dhe ai tha se dakort, ju më tradhëtuat, po unë do ju fundos. Grupet kriminale e kishin kuptuar se ai do të fliste. Po të shohësh ka diskordanca mes dëshmisë së Enrik Hoxhës, mikut që mendohet se e nxori në pritë Dumanin.
SPAK e ka marrë Dumanin me një makinë të posaçme dhe e ka dërguar në disa vend ngjarje dhe ka treguar me detaje se si i ka kryer këto krime