Policia e Tiranës ka shoqëruar tetë tifozë të Feyenoord, pasi mbrëmjen e sotme te 9 katëshet janë përleshur me grushte me një shtetas shqiptarë. Blutë bëjnë me dije se banori i Tiranës është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në gjendje të dehur, tifozët holandezë janë përleshur me shqiptarin duke e bërë këtë të fundit për spital. Neësbomb.al ka siguruar pamjet nga sherri, ku shtetasi me inicialet A.G shihet pa ndjenja në tokë.

Burime nga Spitali i Traumës për newsbomb.al, bëjnë me dije se 45 vjeç është koshient dhe komunikon me mjekët. Edhe plaga që qytetari i Tiranës ka në kokë është sipërfaqësore dhe është mjekuar.

Mjekët janë duke bërë ekzaminime të mëtejshme për t’u siguruar për gjendjen e pacientit. Kujtojmë se Tirana është bërë kryeqendra e futbollit, teksa nesër në 21:00 Roma dhe Feyenoord luajnë finalen e Conference League në “Arenën Kombëtare”.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç. Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë. Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.