Katër persona janë shpallur në kërkim pasi teksa ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre pranë Urës së fshatit Klos, ata nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë orëve të natës të së premtes, patrulla ka pikasur një mjet me xhama të zinj që vinte nga Tirana dhe i ka kërkuar të ndalojë, por personat në makinë nuk janë bindur, duke u larguar në një distancë jo shumë larg ku kanë braktisur automjetin dhe duke u larguar në drejtim të paditur.

Gjatë kontrollit të mjetit oficerët kanë gjetur kapuçë të zinj në formë maske dhe disa fishekë luftarakë.

Sakaq, policia ka arritur t’i identifikojë pas hetimeve të kryera 4 të arratisurit dhe i ka shpallur në kërkim zyrtarisht.