Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, i ka dedikuar fjalë zemre vajzës së saj Era, e cila sot ka ditëlindjen.

Kryemadhi shkruan se për shkak të angazhimeve të shumta politike ajo nuk mund të jetë pranë saj për të festuar në ditën e lindjes.

Era ime! Ky vit filloi me vështirësi të madhe për punën time dhe ndonjëherë më bën mua të pavëmendshme për gjëra shumë të rëndësishme, për ty Era ime. Por nuk mund ta filloja ditën sot sepse një gjë ishte në zemrën time që më shtrëngonte, dhe kuptova që mungesa e puthjes dhe perqafimit tënd ishte dhimbja më e madhe për mua.

Nuk jam sot me ty, Borën dhe Besin në shtëpi, sepse detyrimet e mia ndaj njerëzve që na përkrahin në sfidat që kemi janë shumë të mëdha, por Era, un të dua shumë por shumë, shumë dhe të uroj mami edhe 100 vite të tjera. Qofsh e lumtur dhe Zoti t’i plotësoftë të gjitha dëshirat zemra ime.

Më fal shumë për vonesën e mesazhit por rutina e tranzicionit e tjetërson edhe memorien njerëzore. Të puth mami fort ERA ime që sjell kudo ndryshimin.

Të dua shumë,” ka shkruar Kryemadhi në Facebook.

Ora news