Pas Tiranës, edhe Shkodra hapi sot fushatën e vaksinimit anti-Covid.

Procesi po zhvillohet në Pallatin e Sportit të Qytetit.

Në listën e personave që do të marrin vaksinën janë mjekët, infermierët në Reanimacion dhe pavionet  Covid.

Janë planifikuar të bëhen 150 vaksina.  Procesi do të shtrihet dhe në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër.

I pari që mori dozën e vaksinës anti-Covid në Shkodër ishte drejtori i spitalit rajonal.

Vaksinimi do të kryhet edhe në Vlorë.

Një ditë më parë, ISHP mori në dorëzim dërgesën e dytë prej 7020 doza vaksinash nga marrëveshja me Pfizer.

Ora news