Home SPORT Largimi nga Barcelona, Messi me lot në sy: Pranova 50% të pagës,...

Largimi nga Barcelona, Messi me lot në sy: Pranova 50% të pagës, por nuk mjaftoi

43

Në konferencën e lamtumirës nga Barcelona, Lionel Messi ka folur hapur për arsyen e largimit, që nuk e ka pasur aspak të lehtë. Ai tregoi se kishte pranuar që ta ulë pagën për 50% por as kaq nuk kishte mjaftuar për klubin, që mendohet se është në një vështirësi të madhe ekonomike.

“Unë e ula pagën për 50%, por më thanë se as kjo nuk mjaftonte. Dhe, pastaj nuk më kërkuan ulje tjetr. Laporta tha q thjesht ishte e pamundur shkaku i borgjit dhe La Ligas. Barcelona nuk deshi t’i vazhdojë bisedimet. Lajmet se Barcelona më kërkoi ulje prej 30% janë gënjeshtra.

Bisedimet u ndalën sepse Barcelona nuk deshi të vazhdojmë. E dinte se La Liga nuk do ta lejonte këtë të ndodhte, ishte e pamundur. Dhe unë duhej të kujdesesha për karrierën time, se çfarë të bëja nga ai çast”, tha Messi.